Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Lezhë skemen e mbështetjes kombëtare në këtë sektor për vitin 2024.Gjatë një takimi me fermeret nga i gjithë qarku, përfaqësuesit e AZHBR bënë të ditur se në fokus do të jenë tetë kategori kryesore, ku përfshihet blektoria, bujqësia dhe bletaria.
Drejtuesja e Agjensisë së Bujqësisë në Lezhë File Gjoni tha se fermeret që bëhen grup për të aplikuar duhet të kenë një sipermarres dhe nëse ndonjëri prej tyre nuk i plotëson kriteret e përcaktuara, skualifikohen të gjithë.
Më shumë se 70 fermer në të gjithë vendin pritet të përfitojnë nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2024, ku dhe qarku i Lezhës është një zonë bujqësore, sektor nga i cili e kanë të lidhur jetesen shumë familje.