Është zhvilluar sot finalja e konkursit “ Gjuha jonë sa e mirë” në ambientet e shkollës “ Edit Durham” në qytetin e Shkodrës. Konkursi është zhvilluar mes 42 shkollave 9 vjeçare të Shkodrës. Ermelinda Dardhaj një nga nxënëset pjesëmarrëse në këtë konkurs, ka treguar rëndësinë që ka për të konkursi i gjuhës Shqipe.

Shkolla e cila do të shpallet sot fituese e konkursit do të përfaqësoje Shkodrën në rang qarku bën të ditur drejtoria Kadia.

Zyra Vendore Arsimore ka zhvilluar konkursin “ Gjuha jonë sa e mirë” nismë kjo e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit që po zbatohet në të gjitha shkollat e vendit.

Artikulli paraprakZVA SHKODËR HAP KONKURSIN “ BIOIMPAKT”
Artikulli tjetërLEZHË, PREZANTOHET SKEMA E MBËSHTETJES NË BUJQËSI