Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e gazetarit të News 24 në Lezhë Elidon Ndreka por pa shkaktuar dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në banesën që ndodhet në fshatin Balldre të Lezhës ku jeton familja e gazetarit Ndreka. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa gazetari Ndreka shprehet se nuk ka dyshime se kush mund të jenë autorët.

Por gazetari Ndreka beson se tritoli i vendosur në banesën e tij lidhet me punën e përditshme që bën si gazetar në qytetin e Lezhës.

Policia e Lezhës po heton ngjarjen e ndodhur ndaj gazetarit Elidon Ndreka ndërsa janë sekuestruar pamjet e sigurisë ku shihet autori duke lëvizur me një makinë.

Artikulli paraprakSYTARI: “ALLAHU EKBER” S’ËSHTË SIMBOL I SHKATËRRIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARTIZANËT: PO KALOJMË DITË TË VËSHTIRA