Një pjesë e zejtarëve, artizanëve dhe fermerëve të cilët morën pjesë në panairin “Shkodra n’Vjeshtë” duket se po kalojnë ditë të vështira sa I takon vlerësimit dhe shitjes së produkteve të tyre. Ata shprehen se vitet e fundit puna e dorës nuk po preferohet siç është preferuar vite më herët.

Ndërkohë ato shprehen se mungesa e një tregu për shitjen e produkteve të tyre do t’I ndihmonte më shumë sesa pjesëmarrja në panaire.

Artizanati është një ndër traditat më të vyera në Shkodër. Zejtraët kërkojnë nga institucionet krijimin e sa më shumë kushteve për jetëgjatësinë e këtyre traditave që përfaqësojnë qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakLEZHË, TRITOL NË BANESËN E GAZETARIT ELIDON NDREKA
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLEN PANAIRET E NJËSIVE ADMINISTRATIVE