Thuajse te gjitha bizneset dhe institucionet do te duhej te ishin pajisur me kamera sigurie deri me daten 28 dhjetor te vitit qe lame pas sipas nje urdheri te policise se shtetit. Ne fakt nje gje e tille nuk eshte zbatuar ne pjesen me te madhe te biznesit ne Shkoder pavaresisht paralajmerimeve per penalizime.

Ligji ka parashikuar sanksione, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e gjobave dhe do variojnë sipas shkeljeve nga 5 mijë-20 mijë, 50 mijë deri në 500 mijë. Pastaj për subjektet do hiqet vërtetimi i sigurisë dhe në bazë të procedurave mund të shkohet edhe drejt heqjes së licencës.

 Pra, përsa kohë nuk plotësohen kushtet e sigurisë, do shkohet drejt heqjes së licencës. Nga ana tjeter forcimi i masave të sigurisë në ambiente publike parashikon edhe masa të tjera shtesë, përveç kamerave të sigurisë. Bar-kafetë dhe kryesisht lokalet e natës do të jenë të detyruara të kontraktojnë policinë private për pajtuar një polic për 40-50 klientë. Është parashikuar që në automjetet e transportit publik, ato që transportojnë nxënësit, të ketë kamera sigurie brenda në mjet dhe GPS, në mënyrë që të ketë një mbikëqyrje të plotë të situatës lidhur me funksionimin e kësaj pjese të rëndësishme të transportit publik.

I gjithë investimi që është bërë në këtë ligj, me miratimin e këtyre akteve dhe në atë që subjektet do të bëjnë, synojnë rritjen e sigurisë publike. E megjithate deri tani ligji nuk eshte zbatuar dhe nuk eshte pare te kete ndonje penalizim konkret.

Artikulli paraprakDEPUTETI SPAHIA DENONCON KUSHTET NË SPITALE
Artikulli tjetër5000 EURO NJË VEND PUNE, REAGON RAMA