Me qindra infermiere janë larguar dhe po largohen çdo ditë nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane për kushte dhe pagë më të mirë. Por shumë prej tyre i kanë shkruar Kryeministrit se u kanë kërkuar deri në 5 mijë euro për një vend punë në spitalet shtetërore. Kryeministri i vendit Edi Rama, teksa promovon nje tjetër portal, thonë se këto janë llafe kazani, madje u thotë qytetarëve: “jeni kaq pa lidhje”.

 Debati është zhvilluar në faqen e tij të facebook pas një postimi ku shkruan:“Do të ketë vetëm një mundësi punësimi si infermiere a infermier në vend – Portali “Infermierë për Shqipërinë”. Kjo dritare e re do të ofrojë jo vetëm mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent te vleresimit te merites”. Nga ana tjetër, qytetarët i japin fakte konkrete se si kanë mbetur pa punë, edhe pse Kryeministri pretendon se janë mbi 400 vende të lira pune.

Po kështu i shkruajnë se infermieret dhe mjeket po ikin çdo ditë nga Shqipëria. Asgjë nga këto nuk e bind Kryeministrin Rama. Lexoni më poshtë disa prej pyetje përgjigjet me qytetarët në facebook-un e tij.

Artikulli paraprakLIGJI PËR KAMERAT NUK GJEN ZBATIM
Artikulli tjetërNË SPITALIN E SHKODRËS VIJOJNË INVESTIMET