Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një reagimi është shprehur se “makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës komisionet hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta”. Basha u shpreh se “ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës”, duke akuzuar kreun e qeverisë. Ai theksoi se “kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi dhe se kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”.

Reagimi i plotë:
Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës. Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër. Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive. Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.

Artikulli paraprak“CORRIERE DELLA SERA” RENDIT SHKODRËN MES DESTINACIONEVE PËR TU VIZITUAR NË 2024
Artikulli tjetërRREBESHET DHE ERA E FORTË, QYTETI I PUKËS MBETET NË “TERR”