Një ditë para ndeshjes me Flamurtarin nga skuadra e Vllaznisë ka qënë kapiteni i skuadrës Gilma Lika i cili ka dalë në konferencë për shtyp. Lika shprehet se kjo periudhë pushimi ka ndikuar për mirë tek skaudra dhe se në këtë ndeshje duhet me patjetër të marrin 3 pikëshin.

I pyetur rrthe përshtatjes së ekipit më njëri-tjetrin Lika shprehet se lojtarët kanë nevojë edhe për pak kohë që të arrijnë përformancën e dëshiruar. Vllazninë e pret një axhendë e ngjeshur dhe kapiteni Lika shprehet se dëshira e tij por edhe e gjithë ekipit është që ti fitojnë të gjitha përballjet që e presin. Ndërkohë kapiteni i skuadrës kuqeblu ka një thirrje për të gjithë tifozët e Vllaznisë e kyresisht për tifo grupin Vllaznit Ultras.

Artikulli paraprakIKMT ZBARKON PARA SPITALIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHËNDETËSIA FALAS VETËM SLOGAN!