Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si President i Shqipërisë. Kuvendi do të mblidhet në seancë ditën e nesërme në orën 18:00 dhe do te drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skëndërbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Artikulli paraprakRËNIA E BLEGTORISË, SI PO FALIMENTOJNË FERMAT
Artikulli tjetërMURIQAN, RADHË KILOMETRIKE PËR TË KALUAR KUFIRIN