Krahas Al-Qaidas shteti shqiptar fut për herë të parë në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit dhe eksponentët e ISIS.

Lista me 12 anëtarët dhe bashkëpunëtorët e shtetit islamik, u përditësua në 16 mars duke ndryshuar dhe titullin :“Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, në shkronjën “C”, të listës së OKB-së, ndryshohet dhe bëhet: “C” “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatat ISIL (Da’esh) dhe Al-Qaida.”thuhet në vendimin e zbardhur në fletoren zyrtare. Në fakt 12 personat të cilësuar si terroristë janë pjesë e listës që Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi në 29 shkurt të këtij viti.   Ndaj tyre në rast se pikase do të aplikohet ngrirja e pasurive, ndalimi i udhëtimit dhe ndalimi i mundësisë për të pasur armë. Ndërkohë shteti shqiptar ka përfshirë në listën e zezë dhe HARAKAT SHAM AL-ISLAM si kompani që bashkëpunon me terroristët e AlQaida dhe ISIS. Kjo masë sigurie shtetit shqiptar erdhi pak ditë para sulmeve terroriste në Bruksel në 22 mars.

Artikulli paraprak“GJUHADOLI“, QARKULLIM KAOTIK, TROTUARET NË PARKINGJE
Artikulli tjetërOSHEE SYNON ULJEN E HUMBJEVE, PRITEN NDËSHKIME PËR PUNONJËSIT