Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar të zhvillojë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ende nuk është përcaktuar se cila do të jetë tema e bisedës, teksa mësohet se shkak mund të jenë ndalimet e bandës italo-shqiptare në Itali, mes tyre Moisi Habilaj. Gjithësesi takimi i kërkuar për tu zhvilluar këtë të martë nuk është realizuar teksa pritet të mbahet nesër. Nga ana tjetër, ish-Minsitri Tahiri ka pralajmëruar një konferencë për mediat në orën 16:00 të pasdites.

Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, tha se Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë, ndërsa i kërkoi Kryeministrit arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha tha se provat qe e implikojnë Tahirin si kreun e trafikut të drogës në vend janë në tavolinë, të siguruara sipas tij nga partnerët ndërkombëtarë. Moisi Habilaj, u arrestua si kreu i bandës italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e marijuanës dhe të armëve nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa Partia Demokratike e akuzon si kushëri të ish-Ministrit Tahiri.

Artikulli paraprakSHERRI TEK “INTEGRIMI”, PD-LSI KËRKOJNË MASË DISIPLINORE PËR BUSHATIN
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR VARFËRISË