Deputetët e PD dhe LSI në Komisionin e Integrimit do të kërkojnë masë disiplinore ndaj Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Përmes një reagimi pas debatit mes Bushatit dhe Pollos që shkoi deri në fyerje personale, anëtarët e opozitës në Komisionin e Integrimit Europian thonë se janë “të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017”. Sipas tyre, pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të pa provokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .

“Ne, anëtarët e Komisionit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit.Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tone” thuhet në deklaratën e firmosur nga deputetët: Kejdi Mehmetaj Aldo Bumçi Grida Duma Vangjel Dule Jorida Tabaku Viktor Tushaj Genc Pollo

Artikulli paraprakMJEGULLA MBULON KUKËSIN, PREK EDHE RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërLLALLA REFUZON TAKIMIN ME TAHIRIN, ISH-MINISTRI KONFERENCË NË 16:00