Pavarësisht një sezoni të Vllaznisë plot dritë hije disa prej individëve të ekipit kanë dhuruar paraqitje pozitive në aspektin personal duke ngjallur edhe interesin e ekipeve të tjera.

Bëhet fjalë për lojtarët Rubin Hebaj dhe Erald Cinari të cilëve iu janë paraqitur oferta nga klube jashtë Shqipërie.Këto dy lojtarë kanë rënë në fokusin e menaxherëvë të huaj të cilët kanë ndjekur ecurinë e tyre gjatë këtij sezoni.Për Hebajn bëhet fjalë për një transferim në ekipin e Domzhales në kampionatin slloven të cilët janë shumë të interesuar për të firmosur me 18-vjecarin shkodran i cili këtë sezon ka shenuar edhe 4 gola duke ndihmuar ekipin për realizimin e objektivit.

Ndërsa për Cinarin mësohet se interesimi ka ardhur nga kampionati kroat të cilët e kanë vënë në fokus anësorin e Vllaznisë që në janarin e kaluar.Këta dy lojtarë pritet të jenë largimet e rradhës nga ekipi i Vllaznisë e cila duket se akoma nuk ka një projekt të qartë për sezonin e ri 2017-2018.

Artikulli paraprakLULISHTJA SHFRYTËZOHET PËR KULLOTJE
Artikulli tjetërSHORTI NË KQZ, LSI E PDIU ME ANËTARË NË GRUPET E NUMËRIMIT