Edhe pse Londra nuk do të jetë e përfaqësuar në Këshillin e BE-së në qershor kur mund të vendoset për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, qeveria britanike thotë se e mbështet procesin e zgjerimit.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë, Andrew Page, thekson se përkushtimi i Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor është i përhershëm dhe do të vazhdojë i tillë edhe pas Brexit-it.

“Vlerësojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mbërrijnë deri tek linja e fillimit e çeljes së negociatave në qershor. Ne u angazhuam për këtë edhe vitin e kaluar kur ishim pjesë e Këshillit të BE-së, por vendimi shty për një vit, pjesërisht për shkak të qasjes franceze,” thekson diplomati britanik.

Andrew Page sqaron gjithashtu se Britania e Madhe do të dyfishojë numrin e personelit në ambasadat britanike në rajon për fusha të tilla si sigurinë, lufta ndaj trafikut të drogës, trafiku i armëve të zjarrit apo trafikimi i qenieve njerëzore.

Artikulli paraprakISH-KANCELARI GJERMAN NË BEOGRAD: E BOMBARDUAM SERBINË PASI PAMË GJENDJEN NË KOSOVË
Artikulli tjetërBRENDA 60 SEK, 36 GOLAT E LIONEL MESSIT ME BARCELONËN NË LA LIGA