Kryetarja e LSI monika Kryemadhi i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama, dhe “thumbave” të tij nga Asambleja. Kryemadhi në një deklaratë për shtyp tha se aq herë sa e ka përmendur Rama sot në Asamble, aq herë s’i ka thënë të dua as presidenti Ilir Meta.

Tashmë ai tregoi se historinë e tij e ka mbaruar me shqiptarët dhe anëtarët e PS. Ata tashmë panë fytyrën  e personit që ka grabitur PS dhe shqipërinë.

Sot dua të ndaj me të gjithë ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj forceë që në 2010 iu dha qytetarëve liberalizimin e vizave atë që Rama prej vitesh  e bllokonte. i kujtoj  atij deklaratat që bënte.

Nuk ikën 1 milion shqiptarë. Gjatë kohës që ai qeveriste me LSI largimi i të rinjve dhe të rejave ishte në numrin më të ulët. Nga 2017 rritja ishte në stratosferë dhe me vrap ia ndryshoi regjia dhe e çoi te digjitalizimi i famshëm i tij.

Mospranimin e LSU për të vazhduar një mandat të dytë me Ramës është një nga vendimet më të mira të LSI ka marrë. Kjo do të ndante njëherë e përgjithmonë zullumin që Rama ka bërë.

Dua të falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Edi Ramës sa i gjithë fjalimi  i tij ishte për lsi dhe monikën, spo them për ilir metën se ai ia kthen vetë përgjigjen.

A herë sa ma ka përmendur Rama emrin e tij në asamble aq herë smë ka thënë të dua ilir meta“, tha ajo.

Sulmet e Ramës për dekoratat, Kryemadhi merr në ‘mbrojtje’ Metën: Një komb pa heronj s’mund të ekzistojë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë në “mbrojtje” presidentin Ilir Meta, për sulmet që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij, i cili ka thënë se presidenti “jep dekorata për të vdekurit”.

Kryemadhi tha se një komb pa heronj dhe dëshmorë nuk mund të ekzistojë.

Rama ka frikë nga LSI. PS nga ngjyrë e kyqe është kthyer në ngjyrë mavi. Socialistët janë kthyer në ushqim për sektin e rilindjes. Socialistët tani janë kthyer në uzurpim. Urrejtja e Ramës ndaj PS nuk mund të shuhet.  Kjo urrjetje psiqike e Edi Ramës edhe pse mund të kamuflohet, Edi Rama s’mund ta fshehi dhe e pamë qartë.

Duke filluar me vendet e punës që nuk ka filluar. Ata rreth tij janë injorantë sepse nuk dinë të dallojnë dekorimin. Një shtet dhe një komb pa heronj dhe dëshmorë nuk mund të ekzistojë. Shpresoj të jetë nga padia dhe jo nga ligësia për të lënë Shqipërinë pa histori. Këstin e pagave të naftëtarëve e merr një familjar i tij.

Koncesionet e famshme për të cilat  ai sot bërtet për rindërtimin e Durrësit dhe Tiranës, që për hir të vërtetës rindërtoi xhepat e tij. Biznese të mbyllura me qindra. 72 mijë vende pune janë mbyllur vetëm në Tiranë“, shtoi ajo.

Artikulli paraprakVIJOJNË LËKUNDJET NË VEND, TËRMETI ME MAGNITUDË 3.5 ‘DRIDH’ DURRËSIN
Artikulli tjetërPSE S’I NXJERR VIDEOT? RAMA I KTHEHET ‘DHËMB PËR DHËMB’ METËS DHE E PARALAJMËRON: S’MERREM ME GOMARLLËQE, MË 25 PRILL DO TË …