Kryeministri Edi Rama i përgjigjet sërish Presidentit Ilir Meta, duke e paralajmëruar se është problemi më i madh i shqiptarëve dhe të ardhmes, që do të zgjidhet në zgjedhjet e 25 prillit.

“Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh që duhet të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme dhe besoj se do të zgjidhet”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët në fund të mbledhjes së Asamblesë së PS se pse nuk i publikoni videot që kërkon Meta, Rama u përgjigj: “Unë me kinostudion e kam mbyllur që kur u hap rruga për të parë filmat që prodhon bota. Mikrostudion e filmimeve në trurin e Ilir Metës e ka Ilir Meta, nuk e kam unë. Nuk merrem me video dhe gomarllëqe të këtij niveli. Iliri është bërë kopja e vetme, që ka lënë pas origjinalin”.

Artikulli paraprak‘LSI I KA KALLUR DATËN’, KRYEMADHI PËRGJIGJE TË FORTË RAMËS: AQ HERË SA MA PËRMENDE EMRIN NË ASAMBLE, S’MË KA THËNË TË DUA AS ILIR META
Artikulli tjetër“PALAÇO, ORDINERË E TË PA ATDHE”! PRESIDENTI SHPËRTHEN NDAJ RAMËS: JAM ILIR META DHE PËRBALLË DO MË KENI GJITHMONË!