Inspektorët e IAEA do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor ukrainas të Zaporizhzhia, i cili është i pushtuar nga trupat ruse, “deri të dielën ose të hënën”. Kështu ka bërë të ditur kreu i agjencisë së OKB-së, Rafael Grossi.

“Një grup do të qëndrojë deri të dielën ose të hënën për të vazhduar ekzaminimin”, tha Grossi, duke u kthyer në territorin e kontrolluar nga trupat ukrainase.

FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA dhe policia e Nju Jorkut po kontrollojnë pronat e Manhattan dhe Long Island të oligarkut rus Viktor Vekselberg , miliarderi dhe themeluesi i grupit energjetik Renova Group. Këtë e raporton Nbc News.

Vekselberg, i lindur në Ukrainë, u godit nga sanksionet amerikane në vitin 2018 dhe prillin e kaluar policia spanjolle, në bashkëpunim me FBI-në, sekuestroi mega jahtin e tij Tango prej 80 milionë dollarësh në Mallorca. Oligarku është gjithashtu një donator i madh për disa muzeume dhe institucione kulturore perëndimore, duke përfshirë Tate në Londër, Lincoln Center dhe Carnegie Hall në Nju Jork. Ai gjithashtu ka dëshmuar më parë si pjesë e hetimit të Mueller për marrëdhëniet tregtare të Presidentit të atëhershëm Donald Trump me Rusinë.

Artikulli paraprakMOTORRAD INTERNATIONAL GS NË SHQIPËRI! TË DIELËN NIS GARA E MADHE NË VENDIN TONË
Artikulli tjetërBE PROPOZON RREGULLA TË REJA PËR RRITUR JETËGJATËSINË E CELULARËVE DHE TABLETËVE