Ashtu siç ishte njoftuar më herët, edicioni i tetë i BMW Motorrad International GS Trophy do të zhvillohet nëpër rrugët e Shqipërisë.

Gara e madhe BMW Motorrad International GS Trophy 2022, starton të dielën më 4 shtator në vendin tonë, me pjesëmarrjen e 22 skuadrave që do të garojnë me 60 pilotë nga e gjithë bota.

Ekipet do të kapin momentet më epike dhe emocionuese të aventurës së tyre gjatë dy ditëve të trofeut BMW GS. Në fund të dy ditëve, çdo ekip do të dërgojë foton e tij më të mirë dhe videon e tij më të mirë, të cilat do të publikohen në faqen e internetit të GS Trophy www.gstrophy.com , ku do të zhvillohet edhe votimi dhe do të jetë i hapur vetëm për 24 orë.

Garat e mëparshme janë mbajtur në Zelandën e Re, Mongoli, Tajlandë, Kanada, Kili, Argjentinë dhe Afrikë e Jugut, ndërsa këtë vit BMV ka zgjedhur Shqipërinë për terrenin e saj me zona të paeksploruara.

Peisazhe të larmishme me male të larta,pyje të thella, plazhe përgjatë bregdetit Adriatik, shtretër fantastikë lumenjsh për të kaluar dhe liqene të thella malore sigurojnë sfondin ideal për atë që do të jetë nga Trofetë më emocionues të GS të inskenuara ndonjëherë.

Pas garës, organizatorët do të ofrojnë turne “Ndiqni Shtigjet” ku jo-pjesëmarrësit mund të ndjekin gjurmët e konkursit në motorët GS Trophy.Dr Ralf Rodepeter, Shefi i Markës dhe Produktit në BMW Motorrad ka thënë se Shqipëria do t’u ofrojë pilotëve një përvojë krejtësisht të re.

Artikulli paraprak“MË MIRË NË BURG SESA NË SHTËPI ME GRUAN TIME”, 41-VJEÇARI HEQ DORË NGA ARRESTI SHTËPIAK
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË, INSPEKTORËT E IAEA NË UZINËN E ZAPORIZHZHIA: DO VAZHDOJMË EKZAMINIMIN