Në bazë të urdhrave të Vladimir Putin ofensiva ruse në Donbas vazhdon. Pas pushtimit të Luganskut, ushtria ruse po zbaton të njëjtën strategji edhe në Dontesk, ndërsa raportohet për shkëmbime zjarri, pasi Ukraina po përpiqet që dobësojë armikun që trupat ushtarake të mos depërtojnë në qendrat e banuara.

Rusia ka ndërtuar dy korridore në Detin e Zi, ku edhe po forcon flotën, dhe në Detin Azov për të lehtësuar eksportin e grurit. NATO nis procesin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës dhe Kanadaja është vendi i parë që ratifikon kërkesën.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kapën dy anije me flamur të huaj në qytetin port ukrainas të Mariupolit, duke pretenduar se ato tani janë “në pronësi të shtetit”. Ky është akti i parë i tillë kundër anijeve tregtare që nga fillimi i luftës.

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut informoi dy kompani detare se anijet e tyre i ishin nënshtruar “përvetësimit me forcë të pasurisë së luajtshme me shndërrim të detyruar në pronësi shtetërore” pa asnjë kompensim për pronarët.

Artikulli paraprakSHKËNCËTARËT ZBULOJNË NJË VRIMË TË RE OZONI, 7 HERË ME E MADHE SE AJO EKZISTUESJA
Artikulli tjetërEKSPERTI: RRITJA E TEMPERATURAVE PO SHPEJTON SHKRIRJEN E AKULLNAJAVE ALPINE