Një shofer nga Gostima e Cerrikut, Panajot Beqiri, nuk ka arritur t’i gëzohet fatit që shpëtoi pa u mbytur bashkë me shokun e tij kur ra me gjithë makinë në ujën, pasi Policia i e Elbasanit. Beqiri, 31 vjeçr, u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia tha se “arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën automobilistike tek ura e zallit të fshatit Gostimë, duke drejtuar një “Fiat” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka dalë nga rruga duke rënë në lumë. Si pasojë, është dëmtuar vetë por edhe pasagjeri Xh.B., 23 vjeç, bashkëfshatar i tij, që u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dosja e Beqirit iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”

Artikulli paraprakVDEKJA E SHQIPTARIT NË ANIJEN E MALLRAVE NË BRITANI, FAMILJARËT KËRKOJNË TRUPIN
Artikulli tjetërGJYKATA LË NË BURG SHOFERIN E 11 KG HEROINË