Tre gra janë plagosur në një aksident në Fier. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë Levanit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksident është përfshirë një kamion Ford dhe një veturë, në të cilën udhëtonin tre gra, të cilat kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Të plagosurat janë drejtuesja Enrieta Mahilaj, Mirushe dhe Mane Bullaj.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit.

Artikulli paraprakZ/KRYEMINISTRJA MESI INSPEKTON ZONËN E PËRMBYTUR NË SHKODËR.SITUATE E VESHTIRE POR JO KRITIKE
Artikulli tjetërNEGOCIATAT ME GREQINË ,PRESIDENTI META AUTORIZON DITMIR BUSHATIN