Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te kryqëzimi i 21 Dhjetorit në Tiranë. Një automjet ka aksidentuar një motor me drejtues L.B. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 19.12.2021, rreth orës 13:50, te kryqëzimi “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B.

Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. 

Artikulli paraprakE RËNDË/ ATENTAT ME EKSPLOZIV, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërBIE ZJARR NË KATIN E TETË TË NJË PALLATI