Një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 16:45 Korçë. Një makinë ka përplasur një këmbësore në rrugë në lagjen nr. 18. Si pasojë 58 vjeçarja ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi e ka përplasur shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën”, raporton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.