Një aksident është shënuar në aksin rrugor Peqin-Hasmashaj.

Policia njofton, se motomjeti tip “Honda”, me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin O. Zh., 30 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili ndodhet në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërSHKARKIMET E ANËTARËVE TË KRYESISË DHE SEKRETARËVE, NIS VOTIMI I FSHEHTË NË SELINË BLU