Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë shënuar 263 qytetarë të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 2 qytetarë. Sa i takon të shëruarve në 24 orë ato janë 409. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Artikulli paraprakNIS VOTIMI I FSHEHTË PËR SHKARKIMIN E DISA PREJ ANËTARËVE TË KRYESISË DHE SEKRETARËVE, FLET BARDHI
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME MOTORRIN, PLAGOSET 30-VJEÇARI, DËRGOHET NË SPITAL