Në hapjen e sezonit turistik në Malësinë e Madhe fermerët e asaj zone sollën disa prej prodhimeve të tyre. Kantina Mani në Gruemirë është ndër më të rejat duke operuar prej tre vitesh ndërsa problemi më i madh mbetet pasiguria në treg.

Zina Markaj e cila ka një bujtinë në vogël në Reç prodhon e vetme disa produkte të cilat pëlqehen shumë nga turistët e huaj që zgjidhin bujtinën e saj ndërsa edhe kjo fermere shprehet se vështirësitë janë të shumta.

Fermerët në Malësinë e Madhe në bujtinat dhe njësitë tjera akomoduese vijojnë të ruajnë traditën duke ofruar ushqime bio gjë e cila e ka bërë ndër më të preferuarat në rang kombëtar duke shtuar edhe bukuritë natyrore që ka ajo zonë.

Artikulli paraprak“ËSHTË JASHTËZAKONISHT E VËSHTIRË”, ZELENSKY: PRESIM LAJME TË MIRA NGA ALEATËT, DO NA OFROJNË ARMËT E DUHURA
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, PERLAT E NATYRËS MIRËPRESIN TURISTËT