Këshilli i Bashkisë së Malësisë së Madhe është mbledhur për herë të parë pas konstituimit të tij. Kryetari i Këshillit, Ilir Halaj ka drejtuar mbledhjen e radhë ku në pikën e parë të rendit të ditës ka qenë zgjedhja e sekretarit te ri te keshillit te bashkise M.Madhe. Me 28 vota pro, eshte zgjedhur z, Emiljano Hasmujaj.

Më tej mbledhja ka vijuar me miratimin numerit të përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë që në total do të jenë 53. Më tej është miratuar projekt buxheti tranzitor deri në dhjetor, paketa fiskale dhe ndihmën ekonomike. Po ashtu janë miratuar 7 komisionet e përhershme. Por mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Malësisë së madhe nuk u kalua lehtësisht nga ish-kryetyari i Komunës së Kastratit, tashmë në rolin e Këshilltar, Viktor Popaj. Në fjalën e tij, Popaj, ka paraljmëruar abuzuesit përsa i përket furnizimit me ujë të pishëm të banorëve të Kastratit. Ndërkohë në këtë mbledhje ndonse ishte e para e këtij Këshilli të Bashkisë së Malëisë së Madhe, kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj nuk ka qenë i pranishëm.

Artikulli paraprakKA NISUR KONSTITUIMI I KËSHILLIT TË BASHKISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërDUKAGJIN, POLICIA MBYLL ME SUKSES OPERACIONIN ANTIKANABIS