Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Kerraj”.

Braktisi motomjetin për t’iu shmangur ndjekjes nga Policia, vihet në pranga 22-vjeçari që mbante armë zjarri me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19/ MSH: 83 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE DHE 34 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër“PËR KIEV”, RAMA DHE ABAZOVIÇ NISEN PËR UKRAINË, JA FOTOT QË PUBLIKON