Pas dy vitesh Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykata Kushtetuese duke e bërë funksional këtë institucion, pasi vettingu e shkriu. Dekreti i emërimit është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Xhaferllari është emri i dytë që dekretohet nga kreu i shtetit, pasi pak javë më parë dekretoi Besnik Muçin, ndërkohë që Arta Vorpsi u përzgjodh automatikisht si e para në pikëzim nga KED, pasi Presidenti kërkoi të shtyhet afati ligjor i zgjedhjes së gjyqtarit në pritje që edhe parlamenti të zgjidhte kandidaturat, pra nuk e ushtroi të drejtën e tij.

Tashmë anëtare të Gjykatës Kushtetuese janë Vitore Tusha, e vetmja që kaloi vettingun dhe të zgjedhurit e rinj, Besnik Muçi (i dekretuar nga Presidenti, por ende se ka kaluar vettingun), Arta Vorpsi, që u përzgjodh automatikisht, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u votuan nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferllari që sot u dekretua nga kreu i shtetit duke e bërë funksionale Gjykatën pasi për të shqyrtuar vendime duhen gjashtë anëtarë.

Pas dekretimit nga ana e presidentit Ilir Meta për gjykatën Kushtetuese të Marsida Xhaferllari, ka ardhur reagimi i parë nga ana e PS. Është kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, shprehet se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se se priste emërimin e një kandidature të tillë.

“Duke i dhënë mundësinë që gjykata që zgjedhje kryetarin e saj. Pritej , madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje. Një zgjedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë, përbëhej nga 3, ai duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Lista ka qenë e njëjtë edhe me kuvendit, që kjo mbetej kandidatja e vetme.

E pa ligjin si lojë shahu. Do ishte më e moralshme që të kishte ndjekur kriterin e ligjit. E kaloi në heshtje kandidaturën e Vorpsit, të përçonte një konflikt në Kuvendin që nuk ishte. Tejkaloi afatin 30 ditor, normalisht kandidatja Vorpi do të kalonte automatikisht.

Ligji në vetvete ta imponon që ta respektosh, një sjellje e presidentit që morali nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Unë e kam pasur një qëndrin edhe më herët, që Meta nuk do e bllokonte procesin e situatës Kushtetuese”, tha Felaj.

Artikulli paraprak58-VJEÇARI MJEKOHET PËR TËMTHIN DHE VDES,FAMILJARËT AKUZA MJEKËVE
Artikulli tjetërBANDA E SHQIPTARËVE KAPET ME ‘ROLEX-A’ DHE 4 MIJË EURO