Një krim i rëndë ka goditur Shqipërinë pasditen e së premtes. Një 24 vjeçar, i identifikuar si Ridvan Zykaj, ka kryer masakrën më të madhe të 28 viteve demokraci. 24 vjeçari nga Vlora, nga fshati Resulaj i njësisë administrative Selenicë, për motive banale ka vrarë tetë anëtarë të së njëjtës familje.

 

Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç), kanë mbetur të vdekur me një breshëri plumbash. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.

 

Autori i ngjarjes është arratisur për disa orë në afërsi të vendin ku ka kryer ekzekutimin. Ndërsa për orë të tëra ka mbizotëruar paniku në zonë, duke sjell frikë të madhe tek banorët. Autori i krimit, i armatosor ka përbërë një rrezik të lartë.

 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, së bashku me Ministrinë e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtëtit, Ardi Veliu.
Policia e ka kërkuar autorin përgjatë gjithë natës, ndërsa më në fund ka arritur t’a arrestoj vetëm përgjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.

 

Gjatë momentit të kapjes autori është munduar të largohet me vrap por nuk ka arritur të largohet pasi është neutralizuar nga policia. Gjatë momentit të arrestimit, autorit i është gjetur arma e krimit dhe aparati celular, i përdorur nga autori gjatë kohës kur ishte në kërkim.

 

Ndërkohë autori ka deklaruar se ka qenë i pirë në momentin kur ka kryer krimin.
Këshilli bashkiak i Selenicës është mbledhur jashtë rradhe duke e shpallur ditën e sotme ditë zie. Masakra e Vlorës është cilësuar si ngjarja me e rëndë 30 vitet e fundit në shqipëri.

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ, INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR GJYSMËN E DYTË TË GUSHTIT