Një 59 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për “Ngacmim seksual”. Mësohet se 59-vjecari nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual.

Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale. Ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Artikulli paraprakANA E MALIT, NISIN PËRMBYTJET E PARA NGA RESHJET
Artikulli tjetërMETA: BUXHETI 2022, ANTISOCIAL! QEVERIA UL FONDET E NDIHMËS EKONOMIKE PËR TË VARFRIT DHE RRIT SHPENZIMET PËR…