Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësh kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare flet rreth vendimit të qeverisë shqiptare për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Arqipeshkëvi e mirëpret ardhjen e tyre por shprehet se afganët duhet të integrohen me jetën këtu dhe të mos krijojnë probleme ose në të kundërt të shkojnë në vende të tjera ku dëshirojnë.

Me ardhjen e tyre gjithmonë ka rrezikshmëri shprehet Massafra por shteti shqiptar që ka marrë këtë vendim duhet të tregohet i kujdesshëm për të shikuar se kush janë ata që do vijnë.

Një tjetër rrezik sipas arqipeshkëvit të Shkodrës është edhe shfrytëzimi i Shqipërisë që emigrantët të kalojnë tranzit për në shtetet e tjera.

Ardhjen në pushtet të talebanëve në Afganistan në një mënyrë kaq të shpejtë e çuan një hap tejet të nxituar dhe të pakuptimtë. Sipas tij në këtë mes ka një hile dhe diçka që nuk shkon duke nënkuptuar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe lënien e territorit talebanëve për të rimarrë pushtetin pas 20 vitesh.

Pjesë e debatit për vendimin e qeverisë shqiptare janë bërë edhe një pjesë e përfaqësuesve të klerit ku përgjithësisht mirëpresin ardhjen në Shqipëri të afganëve që u rrezikohet jeta.

Artikulli paraprakM.MADHE, 110 VITE LUFTA E MOKSETIT, MEMORIAL PËR TË RËNËT
Artikulli tjetërVELIPOJË, FLUKS TË PREKURISH NGA VIROZAT E STINËS