Është përkujtuar në Bajzë të Malësisë së Madhe 110 vjetori i Luftës së Moksetit. Në këtë ditë të shënuar për malësorët dhe kombin shqiptar në nder të dëshmorëve që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve otoman, u përuaru edhe një memorial në qendër të Bajzës me emrat e atyre që u flijuan për lirinë e vendit.

Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ngriti simbolikisht flamurin ndërsa u zbulua edhe memoriali kushtuar dëshmorëve. Në fjalën e rastit studiuesi Gjokë Luli vlerësoi luftën e Moksetit.

Valentin Lumaj, kryetar i kuvendit Vatra në SHBA dhe trashëgimtar i të rënëve në luftë bashkë me një tjetër trashëgimtar Ilmi Kurtin rrëfejnë ato momente të vështira të luftës të para 110 viteve.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i pranishëm në këtë përkujtimin e luftës së Moksetit tha se falë gjakut të atyre dëshmorëve sot Shqipëria është e lire.

Gjatë përkujtimit të 110 vjetorit të luftës së Moksetit, kreu i Kuvendit Vatra në SHBA Valentin Luamj dekoroi me “Mirënjohja e Artë” dëshmorët e lirisë të Kastratit 1911 dhe të Shkrelit 1920 që njihet si lufta e Koplikut si dhe me medalje nderi kryetarit e grupit organizator për ngritjen e monumentit Gjokë Luli.

Në fund pati edhe një program artistik teksa u prezantua kënga e re për luftën e Moksetit nga artistët Tom Marvukaj dhe Nikollë Buçi ndërsa performuan edhe artistë të tjerë të Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakKUSHI PUBLIKON UDHËZIMIN PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR NË SISTEMIN PARAUNIVERSITAR: RISI ANGLISHTJA NË KLASË TË PARË
Artikulli tjetërMASSAFRA: AFGANËT TË INTEGROHEN, SHTETI TË BËJË KUJDES