Virozat e stinës kanë bërë që të shtohet numri i personave që paraqiten në spitale apo në qendrat shendetesore për të marrë shërbim mjeksor. Në qendrën shëndetësore verore në Velipojë ka qënë një numër i madh pacientësh që kanë kërkuar ndihmë gjatë këtij muaji shprehet infermierja e kësaj qendre Vjollca Vocaj.

Pavarësisht numrit të shtuar të rasteve dhe personelit të vogël që ka kjo qendër, sërish kanë arritur të përballojnë fluksin e pacientëve thotë infermierja Vocaj.

Për të parandaluar prekjen nga virozat mjekët këshillojnë të tregohemi të kujdesshëm me ushqimet që konsumojmë si dhe të pijmë sa më shumë lëngje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMASSAFRA: AFGANËT TË INTEGROHEN, SHTETI TË BËJË KUJDES
Artikulli tjetërSHKODËR, TRAFIKU I RËNDUAR BLLOKON LËVIZJEN