Arqipeshkëvi i Shkodrës në javën e madhe të festës së shenjtë të Pashkës, gjatë meshës për ditën e larit në katedralen “Shën Shtjefni” tha se shumë katolik në Shqipëri janë në burgje për shkak të përfshirjes së tyre në trafikun e drogës. Kjo është e papranueshme tha arqipeshkëvi Massafra duke thënë se nuk mund të jesh katolik vetëm se shkon në Kishën e Laçit….

Arqipeshkëvi Massafra përmendi edhe rastet e vetëvrasjeve të cilat po kthehen në një shqetësim për shkak të numrit të lartë. Shpesh herë këto fatkeqësi ndodhin tha Massafra nga pesha e opinionit tek individi….

Ndërkohë përpara meshës së shenjtë u kremtua procesioni nga kisha françeskane përgjatë Gjuhadolit deri në katedralen “Shën Shtjefni” në ditën e larit e cila njofton ardhjen e të dielës së Pashkës që përkon me ngjalljen e Jezusit pas kryqëzimit të tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN 2 TË TJERË
Artikulli tjetërVIDHET TRANSFORMATORI I UJËSJELLËSIT NË BËRDICË