Imzot Angelo Massafra Arqipeshkv i Shkodrës përcolli mesazhin e paqës dhe shpresës për të gjithë besimtarët me rastin e festës së Pashkëve. Në fjalën e tij Massafra është ndalur edhe tek frika e një konflikti të mundshëm në shkallë të gjerë në mbarë botën.

Imzot Angelo Massafra u shpreh se duhet të pranojmë me përulësi se bota jonë është aq larg nga një shembull I përsosmërisë dhe shkaku I çdo të keqeje të madhe qëndron pikërisht në mosimitimin e mësuesit dhe zotit tonë.

Në përfundim imzot Angelo Massafra ka uruar për të gjithë që të përjetojnë dritën shkëlqyese dhe ta reflektojnë atë në botën ku jetojmë.

Artikulli paraprakKATOLIKËT KREMTOJNË UDHËN E KRYQIT
Artikulli tjetërBESIMTARËT KATOLIKË BEKOJNË BUKËN E PASHKËS