1.200 EFEKTIVË POLICIE ISHIN MOBILIZUAR PËR TË MBAJTUR SITUATËN NËN KONTROLL. PEGIDA,

lëvizja anti-islamit e lindur në Gjermani tërhoqi me qindra mbështetës në tubimin e saj të parë të organizuar në kryeqytetin austriak, Vjenë. 1.200 efektivë policie ishin mobilizuar për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa gati 300 vetë marshuan nëpër rrugë me flamujt austriakë në duar. Nga ana tjetër, pothuajse po kaq kundërshtarë të organizatës e cila synon të luftojë atë që e cilëson “islamizim të Europës” mbajtën edhe ata një miting me thirrjet “poshtë PEGIDA” dhe “ne jemi të gjithë anti-fashistë”. Për t’i mbajtur dy kampet larg përplasjes me njëri-tjetrin është dashur ndërhyrja e policisë. Incidente madhore sidoqoftë nuk ka pasur e as arrestime. Mbështetësit e PEGIDËS kanë kërkuar të dëgjohet zëri i tyre. Marshimi i PEGIDËS erdhi pas alarmit të nxitur prej të dhënave zyrtare, të cilat tregonin se rreth 170 persona nga Austria i janë bashkuar xhihadistëve të Shtetit Islamik dhe po luftojnë në krah të tyre në Lindjen e Mesme.

Artikulli paraprakITALI, BETOHET PRESIDENTI I SAPO ZGJEDHUR MATTARELLA
Artikulli tjetërKREU I KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE, PRESIDENT NË GREQI ???