Polcia e Shtetit ka arrestuara disa persona në Sarandë.
Sipas njoftimit thuhet se ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Vlorës ka arrestuar 7 persona dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë, në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve dhe veprave të tjera penale.

Sarandë, vihen në pranga nga policia, shtetasit:
• R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim.
• L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë.
• F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim.
• B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tyre pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër.

Artikulli paraprakHAJDUTI FUTET NË XHAMI, VJEDH PARATË DHE LARGOHET
Artikulli tjetërAKSIDENTI, IDENTIFIKOHET VIKTIMA DHE TË PLAGOSURIT