Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte përcaktuar edhe më herët, mbledhja nisi në orën 17:00, ku i pranishëm është Rama bashkë me socialistët e tjerë.

Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe.

Mësohet se në këtë mbledhje do të vendoset e cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për kryetarë të degëve të PS në 61 bashki.

Kujtojmë se sot Rama bëri me dije se interes për të aplikuar për këto poste kanë shprehur 561 kandidatë. Ndërkohë, në shkallë vendi, 33.2% është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.

Artikulli paraprakCOVID-19/ 619 RASTE TË REJA, NJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT, 1 I VDEKUR
Artikulli tjetërVENDIMI PËR TË DËBUAR STAFIN DIPLOMATIK, RUSIA KËRCËNON TË MBYLLË AMBASADËN NË BULLGARI