Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Me këtë rezultat dhe barazimin 1-1 të Gjeorgjisë me Ukrainën, mundësitë për kualifikimin më tej janë të hapur për kuqezinjtë. Të martë në orën 20:45 po në Tiranë luhet sfida e fundit, ku tanët presin Ukrainën. Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani, njoftuan së fundmi tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare, ndërkohë që para fillimit të duelit ndaj Çekisë, u mbajt një ceremoni speciale në nder të 4 futbollistëve kuqezinj dhe kontributit që ata dhanë me fanellën e Shqipërisë. Roshi regjistroi 71 ndeshje me kuqezinjtë, Balaj 48, Lenjani 45 dhe Gjasula 29.

Artikulli paraprakKUQEZINJTË TREGOJNË “DHËMBËT” ME LAÇIN, MBYLLET PJESA E PARË ME RRJETA TË PAPREKURA
Artikulli tjetërSAMITI PËR KLIMËN NË BAKU/ SPIROPALI TAKIM ME KRYETAREN E PARLAMENTIT TË AZERBAJXHANIT