Mbyllja e ambulancave gjatë pasditeve bën që të gjithë të sëmurët të dynden drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Shkodrës.

Kështu shprehet shefja e pediatrisë Greta Naraçi teksa shton se për këtë numri I vizitave është rritur ndjeshëm, kryesisht në pavionin e pediatrisë, duke krijuar kështu një kaos.

Mjekja Naraçi bën thirrje që njërëzit të respektojnë rangun e shërbimit shëndetsor. Pasi në këtë gjendje spitali është kthyer në repart urgjence për çdo gjë.

Ndërkohë në këtë përiudhë shihet një shtim të numrit të vizitave kjo për vetë faktin se stina e pranverës sjell mjaft shqetsime kryesisht tek fëmijët.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se pacientët duhet të përplasen tek spitali, pasi disa nga sëmundjet sidomos virozat e stinës të cilat fare mirë mund të trajtohen në qendrat shëndetsore me medikamentet përkatëse.

 

Artikulli paraprakRRITJA E ÇMIMIT TË BUKËS
Artikulli tjetërSEZONI, POSTA NË FOKUS SHTIMIN E SPORTELEVE