Ai u kthye me fytyrë të nxirë në shtëpi. Si përherë prindërit e çojnë në kopsht, ndërsa të motrën në shkollë. Motër e vëlla janë të mitur dhe nën moshë.Por fëmija, krejtësisht i ndryshuar dhe me shenja në fytyrë, nuk jep shpjegim se kush e qëlloi dhe çfarë i ndodhi. I nxehur, i ati merr çelësat e makinës, hyn në kopshtin privat që gjendet në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë dhe kërcënon:

“Do t’ju vras, çfarë I keni bërë djalit tim?”.

Rasti i proceduar nga komisariati numër 3 në kryeqytet, iu tregua bazuar në dëshminë e prindërve të fëmijës nga njëra anë dhe të pronares së kopshtit, e cila këmbëngul se askush nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së vogël. Por fëmija ka fytyrën të nxirë dhe po ashtu pjesën e ballit, deklaron i ati me inicialet Z.G., që u denoncua nga drejtoresha e kopshtit. Por edhe babai ka denoncuar drejtoreshën K.Z., një grua, që për të vërtetuar se stafi i saj është i kujdesshëm me fëmijët që mban, kur prindërit janë në shkollë, ka bërë një video, ku shfaqet i mituri duke goditur murin me kokë.

Ky skandal që i ndodhur në një kopsht privat u zbulua si fillim nga burri, baba i dy fëmijëve, që kërkoi hetim pranë policisë, thanë burimer, me dyshimin se kujdestaret ku ata paguanin për mbajtjen e fëmijëve, i rrahin të miturit.