Një 22-vjeçar është gjetur i pa jetë në rrënojat e një godine të braktisur sot në Vlorë. Ngjarja është raportuar rreth orës 17:00, në lagjen “Hajro Cakërri”, ku në një godinë të braktisur dhe që përdorej nga personat që janë përdorues droge, është konstatuar një trup i pajetë.

Sipas policisë, i riu i identifikuar si Enea Dumo, ka qenë duke konsumuar drogë me shiringë, pasi në trupin e tij të pajetë është gjetur dhe një shiringë në pjesën e barkut. Sipas specialistëve të antidrogës i riu është përdorues droge, dhe shpesh herë këta persona, marrin drogë në pjesë të ndryshme të trupit duke e injektuar.

Trupi i pajetë është trasportuar në ambjentet e morgut të qytetit për t’u ekzaminuar nga specilastët

Artikulli paraprakRAMA THIRRJE AMBASADORËVE: MBËSHTETNI HAPJEN E NEGOCIATAVE, SHQIPTARËT E MERITOJNË
Artikulli tjetërLISTA E TE DËNUARVE NË ITALI QE DREJTËSIA SHQIPTARE NUK I KA NDESHKUAR