Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje ambasadorëve të akreditur në vendin tonë që të mbështesin hapjen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në pritjen që kryeministri i bëri ambasadorëve me rastin e vitit të ri tha se shqiptarët e meritojnë çeljen e negociatave.

Rama: Dua tju përsëris edhe publikisht thirrjen të gjithëve ju që e njihni Shqipërinë nga brenda, që i njihni shqiptatrët nga afër që çdo fjalë e duhur në drejtimin e duhur për ta mbështetur këtë proces dhe për ta mundësuar celjen e negociatave në 6 mujjorin e parë të vitit të ardhshëm nuk është dicka që e meritoj unë, qeveria, opozita dhe prandaj duhet ta bëni, por është dicka që e meritojnë shqiptarët. Kjo varet nga ne që i përfaqësojmë shqiptarët të cilët prej shumë e shumë vitesh madje shekujsh aspiratën e tyre se ku duhet të ndodhen dhe ku duhet të ndiodhet Shqipëria e kanë pasur këtu ku e kemi ne.

Unë besoj se ajo çka ne arritën për të realizuar zgjedhjet e shkuara, të cilat u duken si një katastrofë e paralajmëruar dhe u kthyen në mënyrë të befasishme në një eksperiencë mirëkuptimi dhe komunikimi është një thesar që unë dhe ne në shumicë duam vetëm që ta shtojmë, ta pasurojmë dhe ta vlerësojmë me të tjera akte për të mbajtur hapur rrugën e një dialogu që sipas meje duhet ngritur në një nivel tjetër.“Shpreh kënaqësi për takimin tonë të përvitshëm me rastin e festave që tashmë është kthyer në traditë. Ju uroj mirëseardhjen dhe një punë sa më të frytshme në punën tonë edhe për ambasadorët që gjenden këtu për herë të parë. Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë. Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara pasi ikin prapë mendjen e kanë në Shqipëri. Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza”- tha Rama.

 

Artikulli paraprakBURRI BËN PËR SPITAL GRUAN NË SY TË FËMIJËVE
Artikulli tjetërME SHIRINGË NË BARK, NJË 22-VJEÇAR GJENDET I PAJETË NË GODINË TË VJETËR