Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin. Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Vura dakord për të cuar çështjen e detit në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri”.
Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare. Presidenti konstatoi një mori problematikash, që duheshin ndrequr në këtë kërkesë. Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, të lëshojë plotëfuqinë për grupin negociatorë të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Meta.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA NË FUSHË-ARRËZ, MESAZHI PREKËS I PEDAGOGUT: SOT FAKULTETI ISHTE NË ZI, SIDORELA E DONTE JETËN, POR VARFËRIA…
Artikulli tjetërBILANCI I FUNDIT I COVID-19/ MSH: 20 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE DHE 20 TË SHËRUAR