Tragjedia në Fushë-Arrëz, ku humbën jetën nëna me dy vajzat e saj, i ka tronditur të gjithë. Të shumta janë mesazhet e ngushëllimit të shpërndara në rrjetet sociale nga të afërm dhe miq të familjes.

Edhe një prej pedagogëve të 18-vjeçares që humbi jetën tragjikisht, shkruan se kjo ikje i ka trishtuar pa masë. Bislim Ahmetaj shkruan se Sidorela Kola e donte jetën dhe dijen, por varfëria ia ndaloi këto pasione.

Statusi i plotë:

Sot Fakulteti ku unë jap mësim prej 10 vitesh ishte në zi.

Sidorela që humbi jetën dje aksidentalisht bashkë me të ëmën dhe motrën e saj në Fushë-Arrëz ishte studentja jonë.

Na trishtoi pa masë ikja e saj tragjike.

Ajo e donte jetën dhe dijen, por varfëria ja ndali këto dy pasione.

Pushofsh në parajsë Sidorela

Artikulli paraprakPRESIDENTI ILIR META NJOFTON KONFERENCË URGJENTE PAS PAK. PËR ÇFARË DO TË FLASË KREU I SHTETIT?
Artikulli tjetërMETA REAGON PËR DEKLARATAT E MINISTRIT GREK PËR ÇËSHTJEN E DETIT, JA ÇFARË ZBULON