Kuvend – Miratohet projektligji për KLGJ dhe KLP, opozita braktis votimin

Kuvendi ka miratuar me 87 vota pro, projektligjin për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë. Me vetëm votat e mazhorancës, u miratua projektligji që i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse të sistemit si KLP, KLGJ. Deputetet e opozitës nuk morën pjesë në votim, pasi u rrëzua kërkesa e tyre për shtyrje të votimit të këtij projektligji. Ky ligj i cili u miratua sot (3 nentor) ka ndryshuar në rreth 104 nene të tij. Ndryshimet janë bërë nga mazhoranca në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi me asistencë të Euraluis dhe Optade. Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj si antikushtetuese, ndërsa këto ndryshime sipas saj e kanë thelluar konfliktin. Deputeti Bylykbashi tha se ndërhyrjet riciklojnë elementë të tjerë antikushtetues. Amendamentet parashikojnë një komision ad hoc i cili do të filtrojë të gjithë kandidaturat që kanë të drejtë të konkurojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Më parë procesin e flitrimit e bënin dhoma e avokatisë e noterëve dhe juristëve.

Artikulli paraprakPARLAMENTI VOTON DENAR BIBEN SI KRYETAR TE RI TE KQZ
Artikulli tjetërKAPEN 11 KALLEPE TRITOL,ARRESTOHEN DY AUTORET