Mogherini: Konsolidoni luftën kundër drogës, hesht për “Tahiri”

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federika Mogherini u tregua e kujdeshme në komentet e saj lidhur me çështjen Tahiri ndërsa kërkoi më shumë vendosmëri për luftën kundër kultivimit dhe trafikut të drogës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Europën dhe Politikat e Jashtme, Ditmir Bushati, Mogherinit iu kërkua të komentonte faktin që parlamenti nuk i hoqi imunitetin ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe luftën kundër kultivimit dhe trafikut të drogës. “Është rregullimi i artë të mos komentoj për hetimet që vazhdojnë. Nuk është korrekt që asnjë institucion të komentojë punën e një gjyqësori. Kultivimi i drogës dhe trafikimi duhet të trajtohet në mënyrë serioze me të gjithë mbështetjen politike dhe autoritetet gjyqësore të bëjnë punën e tyre. Shikoj vendosmëri, hapa përpara dhe vullnet politik. Sigurisht që duhet të shohim rezultate të qarta, jo se ky është kusht i BE-së por kusht i popullit shqiptar. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur progres por duhet konsoliduar dhe do të vazhdojë. Nga ana e tij ministri Bushati tha se parlamenti i ka dhënë mundësinë prokurorisë për të marrë në hetim ish ministrin por duhet durim pasi “prokuroria dhe gjyqësori nuk do të jenë më një levë si në të shkuarën e qeverisë apo poltiikës. Qëndrimi i maxhorancës dhe i qeverisë do të jetë respektimi i plotë i vendimeve gjyqësore, sido që të jenë ato” Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE.

Artikulli paraprakGODITET GRUPI KRIMINAL I TRAFIKUT TË KOKAINËS, HEROINËS DHE I DYSHUAR PËR VRASJE
Artikulli tjetërARRESTOHET 20-VJEÇARI, DHUNOI FIZIKISHT GJYSHIN