Drejtoria Rajonale e Tatimeve ka nisur punën në përgatitjen e kontrollove në prag të sezonit turistik.

Kryesisht në vëmendje do të jenë pjesa e Thethit, Malësia e Madhe dhe Velipoja…. 80% e bizneseve kanë qenë të liçensuar vitin e kaluar në Velipojë thotë drejtori Hysa dhe këtë vit pritet që problemet me kuponin tatimor apo mosliçensimin të jenë edhe më të pakta…. Në zonat turistike thotë drejtori Hysa e rëndësishme është që çmimi për një product të jetë i njëjtë me atë të deklaruar në kuponin tatimor ndërsa për konkurencën e çmimeve dhe ndryshimin e tyre nuk ka përgjegjësi…. Grupe të ndryshme të drejtorisë rajonale të tatimeve do të nisin gradualisht kontrollet në pikat turistike në mënyrë që bizneset të mos lejohen për të abuzuar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMOSHAT ZHVILLOJNË KUPËN NË NDER TË SABAH BIZIT
Artikulli tjetërZGJEDHJET UNIVERSITARE, HAFIZI: POLITIKA DEGRADOI AKADEMIKËT