Moti i acartë me ngrica dhe reshje intensive dëbore ka përfshirë gjithë vendin këto ditë të fundit të muajit shkurt. Moti i acartë me ngrica dhe reshje intensive dëbore ka përfshirë gjithë vendin këto ditë të fundit të muajit shkurt.

Dëbora e dendur ka bllokuar këtë mëngjes të gjitha njësitë administrative në Qarkun e Dibrës, ndërsa kalohet me vështirësi, me përdorimin e zinxhirëve, aksi nacional Peshkopi-Tiranë.

Përveç zonave malore, dëbora si rrallë herë ka zbardhur dhe zonat e ulëta, madje dhe plazhet.

I tillë është plazhi i Shëngjinit, në Lezhë, i cili është zbardhur nga reshjet e dëborës një ditë më parë. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga bashkia e këtij qyteti, duket qartë dëbora e rënë mbi plazh, e cila arrin në një trashësi fare të dukshme.

Informacion nga ARRSH për situatën me akset nacionale:

QARKU SHKODER

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin. Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte.

Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm.

Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire. Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore, sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI I FUQISHËM TRONDIT QYTETIN E LEICESTER
Artikulli tjetërTË VETËPUNËSUARIT NË KRIZË, 16 MIJË PREJ TYRE DALIN TË PAPUNË